LAJMI I FUNDIT:

“Dura” do të hap edhe dy fabrika në Maqedoni

“Dura” do të hap edhe dy fabrika në Maqedoni

Prodhuesi i pjesëve të makinave “Dura” do të hapë dy fabrika të tjera në Maqedoni, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev. Investitori i huaj do të shtojë kapacitet edhe e me dy fabrika prodhimi në zonën e zhvillimit industrial të Shkupit.

“Maqedonia është vendi i 14-të në të cilin “Dura” do të ketë tre fabrika dhe do të prodhojë pjesë për markat e makinave për tregjet e Amerikës së Veriut, Evropës dhe Azisë. Do të prodhojë korniza alumini për bateri litiumi me kapacitet të lartë për automjetet elektrike”, tha Zaev.

Prodhimi është planifikuar të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2021, me të cilën do të hapen edhe 780 vende pune.

“Projekti i tretë është prodhimi i profileve ultra të lehta alumini për sisteme baterie për automjete elektrike. Edhe këtu procesi i punës do të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2021”, shtoi Zaev./Telegrafi/