LAJMI I FUNDIT:

Dukshmëri e zvogëluar në rrugën Mavrovë – Bunec

Dukshmëri e zvogëluar në rrugën Mavrovë – Bunec

Qarkullimi po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa në zonat malore dhe në vendet me me hije rrugët janë të lagështa. Në Berovë ka mbetje të borës, ndërsa nga Mavrova deri në Bunec, për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar 20 deri në 30 metra.

Siç njofton LAMM, ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 20 metra ka edhe në qafën malore Strazhë dhe prej 70-100 metra në qafën malore Pletvar.


LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. /Telegrafi/