Të shtunën mbrëma (orët e hershme të të dielës me kohën tonë), në Las Vegas është zhvilluar meçi i boksit në kategorinë e peshave të rënda ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder, i vlefshëm për titullin e botës në divizionin WBC.

Boksieri britanik u tregua më i fortë duke e mposhtur amerikanin në raundin e 11-të me nokaut, ndërkaq më herët gjatë duelit ishin rrëzuar të dy boksierët.


Në këtë eveniment të madh sportiv, Fury dhe Wilder ishin të shoqëruar nga partneret e tyre, Paris Fury dhe Telli Swift.

paris 1 (Foto: Instagram/parisfury1)

Për këtë ngjarje, gruaja e Tyson Furyt – e cila në fund iu gëzua triumfit të bashkëshortit të saj – kishte zgjedhur një fustan solemn të kaltër të gjatë.

tellyswift1 (Foto: Instagram/telliswift)

Në anën tjetër, e fejuara e Deontay Wilder – e cila shpërtheu në lot kur partneri i saj u nokautua në fund, kishte zgjedhur veshje të markës Fendi. /Telegrafi/

paris 2 (Foto: Instagram/parisfury1)

telli1 (Foto: Screenshot/Twitter)

wilderfury (Foto: Screenshot/Twitter)

244976131 121468063597202 2025096391685696567 n e1633884746863 (Foto: Instagram/telliswift)

paris 3 (Foto: Twitter/The Sun)