LAJMI I FUNDIT:

Dukja që do të ketë Kia Optima e re (Foto)

Dukja që do të ketë Kia Optima e re (Foto)

Ishte thënë se do të ketë dukje të mirë, ashtu pritet të ndodh

Kia është fokusuar shumë në SUV, teksa lansoi Telluride, si dhe Seltos që prezantohet së shpejti, me dukje krejtësisht të ndryshuar, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk ka bërë të ditur pamja, është thënë se do të jetë shumë befasuese, ndërsa një nga zyrtarët e lartë të kompanisë, ka thënë se do të ngjajë shumë me Hyundai Sonata.

Dizajnerët e veturave, kanë bërë disa ilustrime, ku krahasohet Optima e re me modelin që thuhet se do të ketë ngjashmëri.

Në këtë formë, kjo Kia ka dukje shumë të mirë, duke dalluar shumë prej modelit aktual, që ka pasur mjaft sukses në treg.

Konfirmimi i prezantimit ende nuk është bërë, por besohet se muajit shtator, do të jetë koha e përshtatshme kur do të shfaqet kjo veturë. /Telegrafi/