LAJMI I FUNDIT:

Dukja e mahnitshme e hiper-makinës McLaren Speedtail

Dukja e mahnitshme e hiper-makinës McLaren Speedtail

Modeli Speedtail, shfaqet me dukje të mahnitshme, para se të prezantohen dy modele të reja

Në Pebbles Beach, McLaren do të shfaqë super-makinën GT, derisa në një organizim të mbyllur edhe Ultimate Series të ri, transmeton Telegrafi.


Mike Flewitt është drejtuesi kryesor i McLaren, që njoftoi se lidhur me këtë hiper-makinë, do të shfaqen më vonë vetëm disa fotografi zyrtare.

Para se këto model të shfaqen, McLaren e ka treguar dukjen që do ta ketë Speedtail i ri, që do të lansohet brenda vitit. Hipermakina që tani shihet se ka dukje të mahnitshme, megjithëse shfaqet vetëm një pjesë dhe nga larg.

Që të rivalizojë me Ferrari SP1 dhe SP2, i është vënë motori me 789 kuaj fuqi, që i mundëson të arrijë shpejtësi nga zero deri në 100 kilometra në orë brenda 2.8 sekondave.

Ky McLaren nuk vjen lirë, pasi për Speedtail të ri duhet paguar rreth dy milionë euro. /Telegrafi/