Dukagjini ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 3-0.

Që nga minuta e parë, vendasit ishin më të mirë në fushë, derisa në minutën e 25-të erdhi edhe goli.


Iljasa Zulfiu realizoi gol të bukur për ta zhbllokuar ndeshjen në 1-0.

I njëjti futbollist 14 minuta më vonë gjeti sërish golin, kësaj radhe duke realizuar në minutën e 39-të për 2-0. Me epërsinë e dyfishtë të klinasve u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Dukagjini vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 75-të realizuan për 3-0 me anë të Dardan Morinës.

Me këtë fitore klinasit u ngjitën në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë, tre më pak se lideri Prishtina, derisa Drenica mbetet e shtata me 18 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app