Dukagjini siguron inkuadrimin në Superligë, Besa dhe Vëllaznimi kërkojnë ngjitjen nga barazhi

Dukagjini i Klinës është skuadra e dytë që ka siguruar inkuadrimin në IPKO Superligën e Kosovës.
Liga e Parë në futbollin e Kosovës ka kryer sezonin e rregullt, pasi sot (e shtunë) janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 30-të, në përjashtim të asaj Onix-Vushtrria që zhvillohet nesër.
Vushtrria është klubi i parë që ka siguruar ngjitjen në Superligës, ndërsa sot atyre i është bashkuar edhe Dukagjini nga Klina.
Dukagjini arriti të sigurojë ngjitjen pas fitoren 3-0 ndaj Drenasit dhe falë gabimit të Besës së Pejës në udhëtim te Kika, që barazuan 1-1.

Përveç Besës së vendit të tretë, inkuadrimin në Superligë përmes barazhit do ta kërkojnë edhe klubi tjetër i madh, Vëllaznimi që sot humbi në shtëpi 1-2 nga Bashkimi i Koretinit.
Fushë Kosova dhe Kika e Hogoshtit janë dy skuadrat që do të bien në Ligën e Dytë, ndërsa Ramiz Sadiku dhe Bashkimi do ta kërkojnë mbetjen në Ligën e Parë me ndeshjet Play-Out.
Të gjitha rezultatet e javës së 30-të: Kika – Besa 1-1 Dukagjini – Drenasi 3-0 Ramiz Sadiku – 2 Korriku 2-1 Vëllaznimi – Bashkimi 1-2 Vllaznia – Trepça 2-0 Arbëria – Istogu 4-1 FT Fushë Kosova – Vitia 1-0 Onix - Vushtrria zhvillohet të dielën nga ora 16:00.Tabela pas përfundimit të ndeshjeve:



















































