Ndonëse e diela nuk është ditë kur mësimdhënës të shumtë janë në punë mirëpo të shumtë iu përgjigjen ftesës së shtëpisë botuese “Dukagjini” dhe njërës nga shtëpitë botuese më të mëdha në botë “Pearson Education”.
E ftesa ishte që këta arsimtar e arsimtare të nisin trajnimin në gjuhën angleze.
Në këtë trajnim, mësimdhënësit janë njoftuar rreth metodave të reja për t’i ndihmuar nxënësit të zbulojnë teknika të reja të mësimit, duke përdorur shembuj nga librat Wider World, Today dhe Yazoo.
“Pika kryesore për në ka qenë mbështetja për mësimdhënësit e Kosovës, shumica e mësimdhënësve janë të njohur edhe më këto trajnime, nuk është hera e parë por është hera e tret që po e organizojmë një trajnim të tillë bashkë më Pearson,” ka thënë Erza Mati nga Shtëpia botuese, “Dukagjini”.
Ngjashëm si në Prishtinë, një ditë më parë, një trajnim i tillë është mbajtur edhe në Pejë.
Jeanne Perret, trajnere e shtëpisë botuese Pearson për mësimdhënës të gjuhës angleze, thotë se fëmijët e Kosovës por edhe mësimdhënësit janë me shumë fat, pasi që mësojnë me libra të njejtë si fëmijët në vendet më të zhvilluara të botës.
“Unë mendoj se duhet shumë punë për të bërë, në fakt dhe shpresoj që ne t’ua bëjmë mësuesve më të lehtë sepse ata kanë gjithçka,” ka thënë Jeanne Perret, trajnere nga Pearson për mësimdhënës të gjuhës angleze.
Secili pjesëmarrës është pajisur me kodin për materialet mësimore dhe materialet ndihmëse, si dhe janë certifikuar për pjesëmarrje.
Pjesëmarrësit që u trajnuan, thanë se mësimet që morrën do të iu ndihmojnë gjatë orëve në të cilat ligjërojnë.
“Është hera e dytë që po marr pjesë në këto trajnim, është shumë e përshtatshme për neve. Trajnimet na ndihmojnë më fresku mësimdhënien, një metod të re,” tha Faton Retkoceri, mesimdhënës i Gjuhës Angleze.
Shtëpia Botuese Dukagjini dhe “Pearson Education”, theksojnë se këto lloj trajnimesh janë një derë e re, e cila po u hapet mësimdhënëseve të gjuhës angleze për të eksploruar metoda të reja dhe të thjeshta, por inovative, në mënyrë që t’i motivojnë nxënësit drejt mësimnxënies.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Kurti: Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet
Hapja e urës së Ibrit pritet të trajtohet me seriozitet nga qeveria, opozita kërkon koordinim me aleatët
IHMK ngushëllon familjen e Sylë Tahirsylaj: Do të mbahet mend për punën e tij profesionale
Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës
Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë