LAJMI I FUNDIT:

Duhet ta dini patjetër këtë hile të thjeshtë pastrimi

Duhet ta dini patjetër këtë hile të thjeshtë pastrimi

Kur bëjmë dush, kuptohet që jemi të preokupuar për pastrimin e vetvetes. Thënë kjo, sa shpesh vëreni nevojën e pastrimit rreth vaskës që i thoni vetes që të mos harroni ta pastroni më vonë – por pastaj harroni plotësisht pasi thaheni?

Sipas “mbretëreshës së pastrimit”, Vanesa Amaro , ai problem mund të rregullohet lehtësisht me atë që ajo e quan “hilja më e mirë e pastrimit të jetës tuaj”. Është një pretendim mjaft i guximshëm, por ajo thotë se gjithçka që na nevojitet janë disa prodhime që mund të gjenden tashmë në kuzhinën tuaj.


Amaro rekomandon të merrni furçë që ka hapësirë mbushje, ose diçka të ngjashme. Pastaj, mbushni dorezën me një përzierje një me një të sapunit të enëve dhe pak uthull të bardhë.


Pas kësaj, thjesht duhet të gjeni një vend në dush ku mund ta mbajmë furçën çdo herë, e pastaj ta përdorim në përfundim të larjes.

Amaro thekson, “Nëse do të ndiqni ndonjë nga këshillat e mia, ju lutem le të jetë kjo”. /Telegrafi/