LAJMI I FUNDIT:

Duhet pritur sërish për prezantimin e Hummerit të ri

Duhet pritur sërish për prezantimin e Hummerit të ri

Se si do të duket Hummeri i ri që mbushet më rrymë, do ta mësojmë pas një kohe, pasi duhet pritur sërish derisa të shfaqet

General Motor e ka shtyrë prezantimin e Hummerit të ri, makinës së fuqishme që mbushet me rrymë, me të cilën do të rivalizojë me Tesla Cybertruck dhe Ford F-150, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë ishte planifikuar të prezantohej gjatë muajit që vjen, por me situatën që e ka krijuar coronavirusi, ky aktivitet është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Zyrtarët e GM nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me shtyrjen, apo nëse më vonë gjatë vitit mund të ndodhë ky prezantim.

Arsyet nuk dihet, se pse Hummer nuk po shfaqet as nëpërmjet internetit, metodë që po e aplikojnë shumë prodhues për t’i shfaqur makinat e reja.

Mendohet se edhe nëse prezantohet, Hummer nuk do të jetë gati për lansim, sepse të gjitha fabrikat e GM që ndodhen në Miçigan janë të mbyllura dhe nuk dihet kur do të hapen.

Ky është shteti i katërt në Shtetet e Bashkuara, që është goditur më së rëndi nga pandemia, ndërsa po vazhdon mbyllja e banorëve nëpër shtëpi. /Telegrafi/