LAJMI I FUNDIT:

“Më duheshin para për babanë e sëmurë”, dëshmia e të riut që grabiti postën në Tiranë

“Më duheshin para për babanë e sëmurë”, dëshmia e të riut që grabiti postën në Tiranë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Odris Mollën, 27-vjeçarin e akuzuar për grabitjen e një filiali poste në kryeqytet nën kërcënimin e thikës.

Para gjykatës i riu pretendoi se i nevojiteshin para për babanë e sëmurë, në gjendje të rëndë.


“Nuk gjeja mënyrë tjetër për t’i ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, ka pohuar Molla.

Ngjarja për të cilën akuzohet 27-vjeçari ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet. /Telegrafi/