LAJMI I FUNDIT:

A i duhen Maqedonisë hotele të reja dhe në cilat rajone?

A i duhen Maqedonisë hotele të reja dhe në cilat rajone?

Me pandeminë e coronavirusit u rrit edhe interesi i turizmit në Maqedoni dhe parashtrohet pyetja nëse Maqedonia ka kapacitete të mjaftueshme akomoduese.

Në disa qytete të Maqedonisë nuk ka hotele ose kanë vetëm një, megjithatë Maqedonisë i duhen hotele të reja, por vetëm në vendet turistike, apo në Strugë dhe Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Asociacioni i Hotelerive të Maqedonisë thonë se ka mjaftueshëm hotele, ndërsa në Strugë dhe Ohër nevojiten edhe 5-6 hotele, të cilët do të ofronin rreth 2.000 shtretër. Në këtë rajon momentalisht ka rreth 7.000 shtretër dhe mbi 20 mijë akomodime në mënyrë private.


“Tani në këtë periudhë nuk besoj se dikush do të ndërtojë duke marrë parasysh situatën me pandeminë, por rreth Liqenit të Ohrit nevojiten disa hotele. Në Shkup ka mjaftueshëm, u ndërtuan mjaft hotele dhe e njëjta vlen për Tetovën, Gostivarin, Prilepin dhe Manastirin. Në vendet më të vogla dikund nuk ka hotel, por nëse dikush atje nuk mund të akomodohet, këtë mund ta bëjë në qytetin më të afërt. Në lindje të Maqedonisë ka apartamente, motele, shtëpi që japin dhoma, dhe në këtë mënyrë i kënaq nevojat e turistëve. Nevojitet që në vendet turistike duhet të ndërtohen edhe kampe moderne për shkak se janë mjaft të kërkueshme”, tha Kërste Blazhevski nga AHM.

Ai shton se për turizmin janë të rëndësishëm disa faktorë duke nisur nga infrastruktura, autostrada dhe destinacionet me avion në vend.

Si shembull pozitiv ai thekson Shqipërinë e cila ka përjetuar ‘boom’. Ai thotë se pas rregullimit të infrastrukturës, hotelet ‘vetndërtohen’.

Ndryshe, pasqyra e turizmit për këtë vit është e keqe për shkak të pandemisë. Gjatë muajit qershor thuajse nuk ka pasur turistë të huaj në Maqedoni, ndërsa në korrik numri i turistëve të huaj në krahasim me muajin e vitit të kaluar ra për 94.9%, përkatësisht nga 97.666 turistë numri ka ra në 4.991./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori