Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli ka deklaruar se opozita parlamentare po godet vendimet pesha e të cilave është e rëndësishme mbi qytetarët.
Dugolli ka deklaruar se veprimet e opozitës nuk mund të konsiderohen vetëm kritika.
“Nuk është kritikë, është goditje sepse të dalësh të bojkotosh votimet, seancat mbledhjen e komisioneve…nuk është goditje vetëm për qeverinë por edhe për vendime shumë të rëndësishme të cilat qytetarët kanë shumë nevojë.”, ka deklaruar ai.
Gjatë të martës, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmes së cilës kritikonte opozitën.
“Videot e tilla të LVV-së nuk janë të reja. I lansojnë në vazhdimësi…nuk ka asgjë të re në kuptimin e interpretimit, kjo është një luftë politike të cilën Lëvizja e koncepton dhe e realizon në këtë formë. Nëse opozita është zgjedhur që të godasë qeverinë në momente kritikie për të cilat besoj që opinion publik po e vëren se s’është momenti dhe as koha sepse kërkohet një unitet, të paktën në tema nacionale”, ka deklaruar ai.
Në një video të publikuar së fundmi, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kritikuar partitë opozitare, duke e titulluar atë “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”
Në videon e shkurtër, ata hedhin akuza ndaj partive opozitare për veprime të mëparshme dhe ndërveprimet e tyre në politikën e vendit.
LVV-ja në videon e saj akuzon partitë opozitare se flasin për izolim, ndërsa sipas tyre, “në periudhën kur ishin në pushtet, ata kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si ‘Zajednicë’, kanë kryer shitblerje dhe vjedhje të pasurive publike, duke e mbajtur popullin për 20 vjet të izoluar”.
Në videon e tyre, ata gjithashtu theksojnë se opozita flet për çmime të larta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese për ta rregulluar këtë çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë