Bashkëpunimi ndërmjet Vigan Bardhit dhe Altuna Sejdiut, “Zemra jem”, është duke u pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Këtë e tregon edhe numri i shikimeve në rrjetin e shpërndarjes së videove, YouTube, që ka kaluar shifrën prej një milionë shikimesh.


Muzika e kësaj kënge është bërë nga Cekic Beatz, ndërsa Vig Poppa është përgjegjës për melodinë dhe tekstin.

Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films. /Telegrafi/