Shqipëri! E di ti ç’është të jesh vend social? Të jesh vend human?
Mos ju beso Shqipëri atyre që bëjnë si patriotë vetëm se janë aty. Patriotët e vërtetë janë ata që përpiqen për ty! As unë nuk jam! Nuk jam përpjekur mjaftueshëm. Dhe, jo sepse ika. Ti, Shqipëri e di shumë mirë, që unë jam më shumë se kushdo aty!
E dashur Shqipëri! Nuk më vjen keq për politika të gabuara. Ato çrrënjosen shumë më lehtë nga çmendohet. Masa ka forcë të tmerrshme të bëj ndryshim. Por, ç’po bën masa? E dashura ime, Shqipëri! Masa ose nënshtrohet ose zgjedh të sulmojë me servilizëm këdo që lufton për të drejtën.
E di ti Shqipëri që nuk je akoma e lirë? Liria nuk jepet, zemra ime Shqipëri, liria fitohet. Të kesh të drejtën e minimumit jetik është e drejtë humane. Jeta është shumë e shkurtër. O Shqipëri shumë shekullore. Kupto! Ti je Shqipëria e ilirëve! Distancoje veten nga mllefet, urrejtjet dhe luftërat e kota. Asgjë nuk i përket përjetësisë.
O njeri i fuqishëm, o mbret i botës, o udhëheqës kontinentesh. Çfarë fituat nga kjo jetë? Morët po aq sa unë dhe po aq sa një i pastrehë. Një pjesë nëntoke!
Vras mendjen se çfarë dreqin na ndryshoi aq shumë? Unë e di, si ballkanas që jemi, jemi sanguin! Dhe nëse nuk kemi armiq të jashtëm, kemi bërë armiq njeri-tjetrin.
Vëllai vret vëllain, burri vret gruan, shoku vret shokun… Bravo! Ia more jetën! Ti atë ditë ke marrë vendin e Zotit. Po nesër o i mjerë? Do vdesësh dhe ti!
E di se çmendoj, o Shqipëria ime?
Problemi qëndron tek mos leximi ose analfabetizmi.
Analfabetizmi është sëmundje, analfabetizmi sjell probleme në çdo fushë dhe stad të jetës.
Një njeri që lexon është ndryshe. Si thotë dhe Casandra Clare: “Duhet të bësh kujdes prej librave; çfarë është brenda tyre ka fuqinë të të ndryshojë”.
Lexo Shqipëri! Me lexim do kuptosh se ka dashuri përtej urrejtjes, ka mirësi përtej mllefit, ka liri përtej diktaturës, ka bollëk përtej lirisë…
Luftove për këtë ditë.
Pas kësaj do qëndrosh me krenari me shqiponjën dykrenare.
Ti Shqipëri! Je Shqipëri e mirësisë. Je një copëz parajse në këtë ferr të vogël të sistemit aktual.
Unë dua një Shqipëri të ditur, të lirë dhe sociale!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën