Dua Lipa thotë se është ndjerë e bulluar në rrjetet sociale, pasi komentet negative e bënin të ndjehej e pavlerë

Dua Lipa foli në një lidhje direkte me modelen Adwoa Aboah të enjten rreth shëndetit mendor, muzikës dhe periudhës së vështirë të COVID-19.
Këngëtarja, 24 vjeçe, e cila aktualisht është duke promovuar albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia” zbuloi se është e kënaqur me suksesin e albumit dhe se heqja dorë nga rrjeti social Twitter ka qenë një ndihmë e madhe për të, shkruan DailyMail.
Ajo tha: “Nuk mendoj se mund të kisha bërë albumin tim të dytë nëse nuk do të kisha hedhur një hap mbrapa nga rrjetet sociale. Me albumin tim të parë, gjërat ishin pozitive”.
“Por sa më shumë gjëra të bëni, aq më shumë komente negative ju merrni dhe ato bëhen të trasha dhe të shpejta. Gjithçka po më vinte vërdallë. Ndihesha sikur njerëzit nuk kishin asgjë tjetër të bënin veçse të thoshin gjëra për mua. Unë isha duke u kapur nga vala negative dhe kjo më shqetësoi. Më bëri të ndjehesha sikur nuk meritoja të bëja gjëra të caktuara”, tha Dua Lipa.
"Në thelb, kjo më bëri të ndjehesha sikur nuk isha aq mirë dhe më ndaloi të ndjehem krenare për veten dhe për arritje të caktuara", vazhdoi ajo.
Dua tha se nuk po kërkonte simpati, por donte ta dinte se pse kishte kritika për të, ajo dëshironte të distancohej nga rrjetet sociale në mënyrë që të ndjehej më e sigurt për muzikën e saj.

Ajo tha: "Kam bërë një album me të cilin doja të argëtohesha dhe të kërceja dhe të mos mendoja për ndonjë input të jashtëm dhe besimi im u rrit me të vërtetë gjatë kësaj periudhe”.
Këngëtarja tha se ajo tani po i merr gjërat lehtë dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos bëjnë shumë presion mbi veten e tyre për atë që arrijnë gjatë kësaj kohe.
Ajo tha: “Ka një presion të tillë në rrjetet sociale për të mësuar një aftësi, por kolektivisht, ne po kalojmë një periudhë traumatike në kohë”.

“Vetëm të qëndrosh brenda dhe të bësh pak është mjaft dhe unë mendoj se më shumë njerëz mund të kenë nevojë për të dëgjuar atë”, tha 24-vjeçarja.
“Thjesht gjeni gjëra të vogla që ju bëjnë të lumtur, çfarëdo që ju lehtëson juve. Njerëzit ndjehen sikur duhet ta tejkalojnë këtë periudhë dhe është kaq e panevojshme. Ajo që më jep qartësi dhe lehtësi është se ne po e kalojmë të gjithë këtë së bashku dhe ne të gjithë mund ta ndajmë atë me secilin në këtë kohë. Ajo na bashkon në një farë mënyre”, shprehet artistja me prejardhje nga Kosova.
Dua kurrë nuk e imagjinoi që ajo do të promovonte një album të ri nga shtëpia, por tha 'është e çuditshme që gjithçka të dalë nga dritarja dhe të kuptojë se është në rregull’.

“Ndoshta kjo do të na mësojë se jo gjithçka është urgjente siç mund të duket ose ndjehet. Çdo gjë është e zakonishme”.
Dua tha se mbajtja e kontakteve me miqtë e saj e ka ndihmuar në mençurinë e saj në këtë kohë dhe e ka ndihmuar atë të ketë marrëdhënie edhe më kuptimplote gjithashtu.
Ajo tha: “Unë jam më empatike dhe ju bëni pyetje më kuptimplotë. Zakonisht ju e dini që do t'i shihni mitqë. Shpresoj që të marrim pjesët e mira të kësaj periudhe kur të mbarojë koha e coronavirusit. Ka pasur një bollëk dashurie që njerëzit po e ndalonin së shprehuri me njëri-tjetrin”.
“Telefonatat, FaceTimes (Bisedat online me kamerë), këto momente më mbajnë të shëndoshë shpirtërisht. Normalisht, ka kaq shumë gjëra që po ndodhin dhe ne jemi kaq të zënë. Të gjithë kemi ato thirrje telefonike që duhet të bëjmë në pjesën e pasme të mendjes”, tha Dua.

"Dhe tani është koha kur ju duhet të jeni të afërt me ata njerëz dhe duke u siguruar që të gjithë janë në rregull. Ne kemi kohën për ta bërë atë tani. Miqtë e mi dhe unë vendosëm një datë të caktuar që përmes FaceTime të bënim një stërvitje së bashku dhe duket sikur po e bëjmë atë në të njëjtën kohë”, ka thënë këngëtarja.
“Unë gjithmonë e konsideroj muzikën si një formë të terapisë. Muzika, për mua, shërben si një formë shpëtimi. Po të isha zemërthyer, nuk do të kishte asnjë mënyrë të dëgjoja këngë të trishtueshme. Do të duhej të ishte krejt e kundërta”, tregoi tutje ajo.
Dua gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që kanë kushte më të mira që të dhurojnë para për bamirësi në organizatat UNICEF dhe UNHCR pasi refugjatët nuk mund të izolohen gjithmonë dhe nuk kanë zgjidhje tjetër përveç që të jetojnë në zona të mbipopulluara.
Ajo tha: “Ata nuk kanë qasje në nevojat themelore të njeriut, sapunit dhe ujit, unë bëra disa punë me ta në një vizitë vitin e kaluar në Liban. Është e rëndësishme të mbani mend që ka njerëz që janë më keq se ne gjatë kësaj kohe". /Telegrafi/






























































