Dua Lipa tërhoqi vëmendjen të enjten në mbrëmje gala "Time 100" në qytetin e New Yorkut.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila u pa më herët gjatë javës në qytet, mahniti të pranishmit teksa u paraqit e veshur me një fustan argjendi të me mëngë të gjata të markës "Chanel".


Fustani gjithashtu kishte në qendër një fjongo në formën e çelësit të zezë dhe një brosh në mes, shkruan DailyMail.

time1

Bukuroshja me origjinë nga Peja tregoi dekoltenë dhe nxori në pah mesin e saj të tonifikuar në këtë veshje glamuroze.

Interpretuesja e hitit "Dance The Night" i kishte lënë gati të lirshme flokët e saj të gjatë me nuancë të kuqërremtë, të stiluar në një ndarje qendrore dhe me valë të thella.

time2

Për aksesorë, ajo vendosi një gjerdan të mbuluar me diamante. Ndërsa makijazhi i saj ishte i plotë duke përdorur nuancat lejla.

Ylli i muzikës përndryshe zbuloi se ishte në kopertinën e "Time 100", e përzgjedhur nga revista e famshme si një prej 100 njerëzve më me ndikim në botë.

time3

Në fotografinë e kopertinës, Dua shfaqej me flokët e lagura që binin rreth fytyrës së saj, ndërsa mbante një shprehje stoike.

Në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, ajo shkroi: "Faleminderit Time dhe faleminderit miqtë e mi të dashur për fjalët tuaja të mrekullueshme".

time4

Postimi i saj u pëlqye më shumë se një milion herë. Ajo u fotografua nga fotografi Zhong Lin.

Lipa u shoqërua në tapetin e kuq nga Fantasia Barrino, e cila shkëlqeu e veshur me një fustan me xixa dhe një mbulesë të përputhshme në kokë.

time5

Mbrëmja gala "Time 100" realizohet në kuadër të Samititi Time100, i cili u zhvillua më 24 prill. /Telegrafi/

time6