Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbushi të enjten 29 vjet.

Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar tani pamje nga festa e mbrëmshme e ditëlindjes.


Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi një fotografi duke kërcyer.

Snapinsta.app 456686356 433920546342691 4606535556766039808 n 1080 Foto: Dua Lipa / Instagram

Festa e ditëlindjes ishte mbajtur në një ambient të jashtëm.

Artistja kishte veshur një fustan transparent të lirshëm dhe veror të cilin e kombinoi me një palë taka të zeza.

Snapinsta.app 456364157 347570415090078 3221806287913697877 n 1080 Foto: Dua Lipa / Instagram

Nga festa e “çmendur” me plot të ftuar, Dua Lipa shfaqej duke vallëzuar e duke pozuar me tortën e ditëlindjes. /Telegrafi/