Dua Lipa gjithnjë është e kuruar para paraqitjeve të saj publike.

Bukuroshja shqiptare e cila ka famë në mbarë botën falë këngëve të saj të jashtëzakonshme, ka postuar në Snapchat një video ku shfaqet pa makijazh, shkruan Telegrafi.


Dua duket tejet e buzëqeshur teksa frizerja e saj personale kujdeset për flokët e saj.

Dua së fundmi rrëmbeu çmimin e NME Awards dhe vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Scared to be Lonely” me Martin Garrix. /Telegrafi/