Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas qëndrimit disa mujor në Londër.

Ajo u pa duke shijuar një shëtitje relaksuese me vjehrrën e saj, Yolanda Hadid në New York të mërkurën.


Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçare, tregoi trupin e saj të tonifikuar e veshur mjaft sportive, shkruan DailyMail.

y1

Dua kishte të veshura një palë pantallona të shkurtra xhinse, të zbërthyera te pjesa e belit.

Këngëtarja gjithashtu kishte veshur një palë çorape ‘Gucci’, dhe disa stoli prej ari në qafë.

y2

Ndërkohë, Yolanda, 56 vjeçare, dukej gjithashtu mjaft sportive me geta dhe një bluzë.

Nëna e supermodelave Bella dhe Gigi Hadid e përfundoi pamjen e saj me një palë atlete të markës “Nike” dhe një kapele bejsbolli në kokë.

y3

Dua dhe Yolanda u panë së bashku duke shkuar më pas në një sallon ondulimi.

y4

Më vonë gjatë ditës, Dua shijoi një seancë përkëdhelëse në sallonin e bukurisë që ajo e vizitoi bashkë me vjehrrën e saj.

y5

Ndërkohë, pas atyre iu bashkua edhe Anwar i cili u fotografua gjithashtu i veshur mjaft sportiv teksa drejtohej për tek e dashura e tij.

y7

Dua përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor “Hallucinate”, e cila është ndër këngët më të pëlqyera të albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

y6