Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë.

Burime të Telegrafit pranë këngëtares bëjnë të ditur se ajo arriti me aeroplan privat rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në Aeroportin "Adem Jashari".


Dua është në Kosovë për festivalin “Sunny Hill 2024”, i cili do të fillojë nga kjo e enjte dhe do të zgjasë deri ditën e diel.

Dua Lipa foto Ridvan Slivova 31

Këtë vit ajo vjen si spektatore vetëm për të promovuar festivalin të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.

Në vitet e kaluara, Lipa ka performuar dy herë në festivalin “Sunny Hill”, përkatësisht në vitin 2018 dhe në vitin 2022. /Telegrafi/