Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me disa fotografi të reja nga qëndrimi i saj në Los Angeles, ku shfaqet në formë të shkëlqyer me bikini me xixa.

Këngëtarja 30-vjeçare ka ndarë momente nga pushimi i saj, duke shijuar diellin, por edhe një mëngjes të thjeshtë me petulla në një restorant.


Ajo publikoi gjithashtu pamje nga evente të rëndësishme, përfshirë festën e Oscar-it të Elton John, ku u shfaq elegante dhe në shoqërinë e tij, shkruan DailyMail.

Në disa prej fotografive, Dua shihet edhe pranë të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner, me të cilin konfirmoi fejesën në vitin 2025.

Çifti duket se po shijon një periudhë të bukur, pavarësisht angazhimeve të shumta.

Postimi i saj, i shoqëruar me përshkrimin “Disa javë në bregun perëndimor”, jep një pasqyrë të balancës mes jetës profesionale dhe momenteve personale të artistes. /Telegrafi/