LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me kunatën Bella Hadid shijojnë së bashku jetën e natës në Londër

Dua Lipa me kunatën Bella Hadid shijojnë së bashku jetën e natës në Londër

Ajo kurrë nuk dështon së dukuri sensacionale sa herë që del jashtë.

Dhe Dua Lipa doli për darkë në Chiltern Firehouse në Londër m kunatën Bella Hadid dhe të dashurin e saj, Marc Kalman të premten mbrëma, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 25 vjeçe, e cila është në lidhje me vëllain e Bellës, Anwarin, tregoi barkun e saj e veshur me një triko të thurur me shumë ngjyra, të cilën ajo e kombinoi me pantallona të zeza dhe një kapele sportive.


Ajo mund të shihej në krahët e Bellës, 24-vjeçare, e cila dukej tipike me stil në një pallto lëkure ngjyrë kafe të gjatë dhe me një bluzë të errët.

Vajzave iu bashkua edhe Marc, 33 vjeç, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse të errëta ndërsa po shkonte në restorantin popullor me grupin.

Para se të përfshihej në një lidhje romantike me Marc, Bella ishte në një lidhje afatgjatë me The Weeknd, e cila përfundoi përgjithmonë në vitin 2019.

Dua dhe Anwar u lidhën për herë të parë në qershor të vitit 2019 dhe që atëherë kanë qenë të pandashëm.

Duke folur për romancën e saj me Anwarin për revistën “Rolling Stone”, Dua tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se të tjerët”.

Ajo gjithashtu diskutoi sesi çifti kaloi një pjesë të vitit 2020 duke u izoluar në fermën familjare të Anwarit në Pensilvani, duke pranuar se ajo e donte ritmin e qetë të jetës dhe gjithashtu përdori rastin për të përmirësuar aftësitë e saj të kalërimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori