Dua Lipa kërceu me zemër në festën e saj të ditëlindjes që u mbajt me shumë të ftuar në Ibiza.

Të enjten, këngëtarja e njohur shqiptare mbushi 29 vjet, dhe tani janë publikuar pamje të reja nga festa e ditëlindjes së saj.


Dua ishte e rrethuar nga të afërm, miq dhe po ashtu nga i dashuri i saj Callum Turner.

Si kurrë më parë, artistja e hitit “Dance the Night”, u shfaq tejet energjike me lëvizjet e saj të vallëzimit.

Ajo kishte veshur një fustan të lirshëm bregdetar, derisa vuri në pah linjat e saj të përkryera trupore.

Këngëtarja u pa duke vallëzuar salsa zbathur, përpara se t’u bashkohej në vallëzim edhe të ftuarve.

Pamjet e reja vijnë vetëm disa ditë pas pamjeve të publikuara nga vetë artistja për festën e ditëlindjes. /Telegrafi/