Dua Lipa ndezi skenën në Auckland të Zelandës së Re gjatë koncertit të saj të fundit në kuadër të turneut “Radical Optimism”, ku u shfaq me një stil dhe energji mahnitëse.

E veshur fillimisht me një trup prej sateni dhe geta rrjetë, këngëtarja 29-vjeçare e kombinoi dukjen me çizme metalike dhe më pas befasoi publikun me një kostum të zi transparent me dantella, ndërsa performonte me vetëbesim të plotë hitet e saj.


Një nga momentet më të veçanta të natës ishte dalja në skenë e kantautorit legjendar Neil Finn, me të cilin interpretoi klasiken “Don’t Dream It’s Over”, duke emocionuar të gjithë të pranishmit, shkruan DailyMail.

96921941 14571901 image a 59 1743776523689

Përveç performancës, Dua ndau me fansat edhe momente nga përditshmëria e saj në Zelandën e Re: pozime sensuale për Instagram, ushtrime joga dhe momente të ngrohta familjare gjatë pushimeve me prindërit dhe vëllain e saj.

Turneu i saj po përshkohet me sukses të madh, pas tetë koncerteve në Australi dhe një publiku të zjarrtë që e ndjek kudo në botë. /Telegrafi/

96924791 14571901 image a 14 1743778110500

96923661 14571901 image a 60 1743776551420

96923679 14571901 image a 61 1743776655685

96923723 14571901 image a 63 1743776696873

96923677 14571901 image a 62 1743776671376