Artistja shqiptare, Dua Lipa, ditëve të fundit është rikthyer në Shqipëri për disa ditë të tjera pushimi me familjen.

Ajo po vazhdon të qëndrojë në Kep Merli (Sarandë), ku vazhdimisht i ka mbajtur fansat e rrjeteve sociale të azhurnuar me fotografi dhe video të shumta nga pushimet.


Së fundmi, interpretuesja e hitit "New Rules" publikoi një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive në plazhin e bregdetit shqiptar.

du2 1

Mes shumë imazheve, Dua mund të shihej në një fotografi e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj i ri, regjisori francez Romain Gavras.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Lipa u dha 88 milionë ndjekësve të saj një vështrim të saj dhe të çiftit, ku ishin fotografuar nga mbrapa duke mbajtur duart dhe ecur drejt plazhit si çift.

du4 1

"Energji gjatë gjithë verës", shkroi artistja e hiteve ndërkombëtare në mbishkrimin e fotografive, teksa atyre ua bashkangjiti edhe një video, ku shihej duke kërcyer nën ritmet e këngëve popullore.

Përndryshe, i dashuri i Duas - Romain Gavras ka qenë më parë në lidhje me këngëtaren shqiptare tjetër të famshme, Rita Orën. /Telegrafi/

du5 1

du6 1 Dua Lipa në Sarandë (Foto: Dua Lipa/Instagram)