LAJMI I FUNDIT:

Druri i rrallë në Kosovë, Shefqet Berisha mbjell 8 hektarë me Paulownia në Herticë

Druri i rrallë në Kosovë, Shefqet Berisha mbjell 8 hektarë me Paulownia në Herticë

Shefqet Berisha duhet të zgjohet në orët e para të mëngjesit që të kujdeset për drunjët Paulownia, të cilët kishin zënë mbi 8 hektarë të mbjella. Ai ka tre vite që kultivon drurin e Paulownisë, i cili zakonisht rritet në vendet tropikale.

Shefqet Berisha, nga fshati Herticë i Podujevës, ka thënë se Paulownia është një dru i rrallë në Kosovë, i cili ka filluar të mbillet edhe në fshatin e tij.

“Përafërsisht i kemi tetë hektarë të mbjella me këtë lloj druri. Është biznes familjarë dhe ky është një dru i ri në Kosovë që ne kemi shpreh interesim ta kultivojmë. Përafërsisht merremi që tri vite”, tha për RTV Dukagjinin, Shefqet Berisha.

Paulownia, është një bimë aziatike, i cili në Kosovë ka filluar vonë të kultivohet. Sipas Berishës, druri i kësaj bime është shumë i përdorshëm në industri të ndryshme sepse ka një kualitet mjaft të mire.

“Kjo punë do shumë përkushtim. Së pari duhet me dashtë punën. Ne rasadin e mbjellim vet, e rrisim dhe bëjmë pastrimin e tokës”, thotë me tej Shefqet Berisha.

Druri i Paulownisë, që të zhvillohet dëshiron  një klimë të nxehtë dhe ujë. Ai përafërsisht rritet deri në 10 metra, ndërsa mund të prehet pas 7 viteve.

“Në bazë të përvojës sonë ky dru mund të rritet 8-10 metra. Sigurisht edhe kjo varet nga cilësia e tokës”, tha ndër të tjera Shefqet Berisha.

Sipas Shefqet Berishës, Paulownia njihet gjithashtu edhe si bimë mjaltëdhënëse sepse në vete kur lulëzon ka një numër konsiderueshëm të madh të luleve të cilat posedojnë nektar. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori