LAJMI I FUNDIT:

Dropboxi ndërmarrës

Dropboxi ndërmarrës

Dropbox, një shërbim ky i dobishëm dhe pak-a-shumë pa pagesë për deponimin e të dhënave në re që po përdoret nga shumë njerëz, tani ka fituar një version të dedikuar për shfrytëzuesit ndërmarrës respektivisht kompanitë e vogla.

Dropbox for Teams me çmimin fillestar prej 795 USD në vit ia mundëson pesë shfrytëzuesve që të ndajnë të dhënat në depon e përbashkët deri në kapacitetin prej një terabajt. Shërbimi funksionon në mënyrë të njëjtë me Dropboxin klasik respektivisht lejon shfrytëzuesit që në mënyrë automatike të sinkronizojnë të dhënat në pajisjet e ndryshme dhe sistemet e ndryshme operative, si dhe serverët e Dropboxit të cilët kanë rolin e depos qendrore të të dhënave.

Dallimi është në atë se Dropbox for Teams përveç bashkëpunimit dhe ndarjes më të lehtë të të dhënave në mes të shfrytëzuesve nga e njëjta kompani ofron edhe mundësinë e administrimit të avancuar respektivisht menaxhimin me kompjuterët. Gjithashtu për 125 dollarë shtesë në vit6 mund të shtohen shfrytëzues shtesë (shuma vlen për një shfrytëzues), e aty janë të përfshira edhe 200 gigabajt hapësirë për deponimin e të dhënave. /Telegrafi/