LAJMI I FUNDIT:

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri, Peleshi: Prej dy ditësh ka filluar montimi i tyre

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri, Peleshi: Prej dy ditësh ka filluar montimi i tyre

Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë kanë zbarkuar në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe foto të dronëve.


Tre dronët TB2 të porositur nga qeveria shqiptare në vitin 2022 kanë mbërritur në Shqipëri dhe sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi prej dy ditësh ka nisur montimi i tyre në bazën e NATO-s, në Kuçovë.

“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha Ministri, duke shtuar se ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Rama publikon pamjet e dronëve "Bayraktar": Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Lexo po ashtu Rama publikon pamjet e dronëve "Bayraktar": Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

“Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shton Ministri Peleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori