Izraeli dhe Irani, pretendojnë se kanë zbuluar dronë që shkojnë ose drejt ose brenda hapësirës ajrore të secilit vend.

Dy faqe lajmesh iraniane thanë se mbrojtjet ajrore u aktivizuan mbi qytetin verior të Tabrizit - megjithëse nuk kishte konfirmim zyrtar nga autoritetet, transmeton Telegrafi.


Agjencia e lajmeve ISNA raportoi më pas se dronët janë rrëzuar në qytetin e Rashtit, gjithashtu në veri, duke cituar zëvendësguvernatorin e provincës.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se ka kapur dy dronë që po shkonin drejt vendit "me shumë mundësi nga Irani".

Radio Kan e Izraelit ka raportuar se dronët ka të ngjarë të jenë lëshuar në mëngjes, afërsisht në të njëjtën kohë me një sulm me raketa, thanë ata. /Telegrafi/