LAJMI I FUNDIT:

Dron me jet-motor: Fluturon me shpejtësi 490 km/h, mund të operojë në -34 gradë Celsius

Dron me jet-motor: Fluturon me shpejtësi 490 km/h, mund të operojë në -34 gradë Celsius

Kompania amerikane, WaveAerospace ka zhvilluar një dron me jet motor që mund të fluturojë me një shpejtësi prej 490 km/h.

Ky dron është i aftë të fluturojë në kushte moti që janë shumë të rrezikshme për aeroplanët e tjerë, duke e bërë atë të përsosur për përdorim ushtarak dhe misione shpëtimi.


Bëhet fjalë për një motor hibrid elektrik turbojet “Huntress II” ndërsa aeroplani është një katërkopter me një turbinë reaktiv në qendër dhe thuhet se mund të fluturojë në stuhi shumë të forta, si dhe në temperatura nga -34 deri në 54 gradë Celsius.

Droni peshon rreth 50 kg dhe mund të bart 165 kg, kështu që është i aftë të mbajë një ngarkesë të madhe, nëse është e nevojshme.

Mund të jetë gati për një mision në më pak se 90 sekonda, qoftë i nisur nga toka apo nga deti dhe mund të hidhet nga një avion nga një lartësi deri në 6000 metra.

Bateria ka qëndrueshmëri deri në dy orë ndërsa operatorët mund të shikojnë transmetimin e drejtpërdrejt ndërsa kontrollojnë fluturaken nga një distancë deri në 30 km. /Telegrafi/