LAJMI I FUNDIT:

Drogë e armë në Petrovë të Shtimes

Drogë e armë në Petrovë të Shtimes

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, 5290.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pushkë gjuetie me 38 copë fishekë të kalibrit 12 mm dhe një fishek i kalibrit 7.62mm.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.