LAJMI I FUNDIT:

Droga e shpëtoi prej burgosjes, lihet i lirë vrasësi i mbesës së Morgan Freemanit

Droga e shpëtoi prej burgosjes, lihet i lirë vrasësi i mbesës së Morgan Freemanit

Shpallet i pafajshëm personi që i vrau mbesën Morgan Freemanit.

Djaloshi 33-vjeçar që i vrau mbesën e aktorit pasi e kishte therur 25 herë para dëshmitarëve të shumëfishtë, u la i lirë të jetoj.

Lamar Davenport, 33 vjeçar u akuzua për vrasje të shkallës së dytë në sulmin fatale ndaj 33-vjeçares E’Dena Hines, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë.


Ai u dënua me akuza për vrasje, megjithatë, mbrojtja argumentoi se Davenport ishte nën ndikim të drogës gjatë vrasje brutale.

Një njeri që dëshmoi sulmin pohoi në gjyq se gjatë sulmit Davenport bërtiti “Unë të dua. Gjithmonë të kam dashur. Perëndia do ta kishte dashur këtë”.

Pasi u arrestua, Davenport u dërgua në një spital dhe iu një qetësues ndërsa kur u zgjua, bërtiste si i çmendur “Pse ndodhi kjo? Jo, jo! Pse Perëndi”.

Theksojmë se Hines dhe Davenport, një reper, kishin jetuar së bashku në një apartament që kushtonte 780 mijë dollarë që u kishte dhuruar aktori amerikan. /Telegrafi/