Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka paraqitur para organeve të Lëvizjes Vetëvendosje kandidaturën për kryetare të Prizrenit, komunë kjo që aktualisht udhëhiqet nga bashkëpartiaku i saj Mytaher Haskuka.
Millaku përmes një postimi në Facebook, ka premtuar se nëse i jepet mundësia që të kandidojë si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i përkushtohet punës për të shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit.
“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit. E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonis, kulturës e traditës së këtij qyteti historik”, shkruan ndër të tjera Millaku.
Postimi i plotë:
Përgjatë historisë gruaja shqiptare luftoi për çdo gjë. Luftoi për zërin e saj për me u dëgjue në çdo udhë ku ajo ka vendosë me ecë, e me lënë gjurmë të cilat kurrë nuk kanë me u fshi. Luftoi për liri, barazi e drejtësi, shkollim e emancipim. Luftoi për me bindë shoqërinë për vlerat e saj.
Për me ardhë në ditët e sotme me u zgjedhë në elitat udhëheqëse të shoqërisë dhe shtetit tonë.
Që kur kam hyrë në politikë e kam kuptuar se nuk mund të lësh gjurmë suksesi nëse nuk përballesh me padrejtësitë dhe nëse nuk përpiqesh të fitosh mbi këto padrejtësi. E kam kuptuar edhe se sa më shumë u jam mirënjohës, sa më shumë i vlerësojë e i çmojë aq më shumë më shtohet rrethi dhe respekti i miqëve dhe bashkëaktivistëve.
Me 14 shkurt unë si grua dhe si nënë, kandidate për deputete e listës fituese Vetëvendosje jam krenare që isha pjesë e grupit fantastik të grave të Lëvizjes që arritëm të sfidojmë çdo paragjykim, për të qenë të nderuara maksimalisht nga vota popullore.
Përpjekjet për të vazhduar drejt sukseseve dhe kërkesat e shumë miqëve dhe aktivistëve të Lëvizjes më japin kurajo e guxim që të bëjë hapin e radhës.
Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit.
E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonis, kulturës e traditës së këtij qyteti historik.
Nëse më jepet mundësia të garojë si kandidate e Levizjes e jap fjalën dhe besën se me tërë qenien time do ti përkushtohem punës për ti shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim rajoni, kombësie dhe feje.
Do të isha e gatshme të formojë ekipën e suksesit duke u shtrirë dorën e bashkëpunimit njerëzve më të zotë të këtij vendi, historianëve, profesorëve, arkeologëve, arkitektëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve, mjekëve, artistëve, fermerëve……
Do të isha e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, me përfaqësuesit fetar dhe me diasporën.
Do të isha e gatshme që të jem derë e hapur për çdo shqetësim, sugjerim, kritikë e mendim ndryshe qytetar.
Objektivi i imi personal do të ishte bashkimi i aftësive, vlerave dhe ideve të ndryshme për me krijue së bashku diçka të mrekullueshme.
Me respekt
Drita Millaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës