Drita është nikoqir i Prishtinës së Re në kuadër të xhiros së pestë në Albi Mall Superligë.

Kampioni në fuqi i Kosovës e ka nisur keq sezonin e ri, ku në katër takimet e para nuk ka marrë më shumë se dy pikë dhe kërkon këndelljen.


Në anën tjetër Prishtina e Re ka dy fitore e dy barazime dhe kërkon të shkaktojë befasi në Gjilan.

Drita e Zekirija Ramadanit synon fitoren e parë, derisa kryeqytetasit e udhëhequr nga Elon Berisha synojnë të mos mposhten në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Mustafa, Tusha, Balaj, Manaj.

Prishtina e Re: Smakiqi, Hana, Prençi, Rudaj, Vitija, Dadet, Baholli, Zoungrana, Gomes, Fazliu. Hasanaj.

/Telegrafi/

telegrafi sport app