LAJMI I FUNDIT:

Drita Islami flet për sfidat në sportin e atletikës, thotë se do të garojë edhe në 800 metra

Drita Islami flet për sfidat në sportin e atletikës, thotë se do të garojë edhe në 800 metra

Atletja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila ka rekord në garën prej 400 metrave me pengesa, Drita Islami, ka folur me kryetarin e Shkupit Petre Shilegov, për fillimet e saj sportive dhe sfidat që ka pasur.

Ajo është njëra nga të paktat që do ta përfaqësojë RMV-në në Lojërat Olimpike, pasi ka arritur të sigurojë normën Evropiane për Mynihun 2022, por thotë se ambicia e saj nuk ndalet këtu dhe se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të siguruar normën Olimpike për pjesëmarrjen në Paris 2024.


Ajo tha se për herë të parë do të garojë edhe në 800 metra dhe se ka filluar përgatitjet për këtë sfidë.

E pyetur nga kryetari i Shkupit ku e sheh veten pas dhjetë viteve, Drita Islami tha se nuk do të merret profesionalisht me atletikë, por shtoi se sigurisht do të vrapojë çdo herë.

Ajo shpreson që pas dhjetë viteve në Shkup të ketë më shumë terrene sportive dhe më shumë sportistë që merren me atletikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori