KV Drita është kurorëzuar me titullin e shtatë në histori të klubit, duke arritur fitore senzacionale me përmbysje në serinë e finaleve.

Ndeshja e pestë, dhe e fundit e kësaj serie, solli një tjetër pasqyrë fenomenale të volejbollit, në palestrën e stërmbushur me mbi 3500 spektatorë.


Me një koreografi të veçantë dhe me praninë e tifozëve “Intelektualët” dhe “Shqiponjat e zeza”, spektakli ishte i garantuar.

Në hapje të ceremonisë, presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, u ndau fanelat e Kombëtares së Kosovës në volejboll, kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni dhe drejtorit për sport në Skenderaj, Alban Berisha.

347131245 778075053766642 9177466433733624410 n

Ndeshja nisi me rivalitet të jashtëzakonshëm dhe me ndryshime të shpeshta në epërsi, duke u konkretizuar me fitoren e Dritës 25:22.

Në setin e dytë, Skenderaj e nisi më mirë.

Skuadra nga Drenica madje pati epërsi te vazhdueshme në rezultat, e cila u humb befasisht në fazën e fundit të setit, falë një serie prej 6:0 të Dritës.

Gjilanaset triumfojnë 25:22 edhe në setin e dytë.

346077313 962140644973706 8224324921302379163 n

Pas epërsisë prej 2:0 të Dritës, Skenderaj s’kishte çka të humbte dhe shkoi me të gjitha forcat, por presioni psikologjik nga disavantazhi e bëri të veten, duke ngecur në gjysmën e dytë të setit të tretë.

Drita e shfrytëzoi, duke avansuar deri në 8 pikë, e tendenca për rikthim e Skenderajt, ishte vonë, duke u kufizuar në 21 pikë.

Drita triumfoi në fund me pikën e fundit të këtij edicioni, që mbajti autorësinë e Venera Kadriut.

346833181 627802525906652 4839420530356211152 n

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit Abedin Mehani, drejtori i sportit në Skenderaj Alban Berisha dhe nënkryetarja e Gjilanit Leonora Morina Bunjaku.

Medaljet e arta u ndanë nga kryetari i Gjilanit Alban Hysenj, nënkryetarja e FVK-së Mimoza Shkodra Bislimi dhe sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi.

Kapitenes Adelajda Prenga, trofeun ia dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci. /Telegrafi/

347240088 748729666982870 5897365951567845425 n

telegrafi sport app