Pas 45 minutave të para në “Fadil Vokrri”, Drita po kryeson ndaj Differdange me rezultatin 1-0 në play-off të Ligës së Konferencës.

Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj kishin raste shumë të mira në start, por që nuk gjetën rrjetën.


Por, nuk vonoi shumë dhe Dabiqaj realizoi golin vendimtar në minutën e 30-të, pas një topi të kthyer nga Veton Tusha.

Drita ka pasur disa raste të tjera gjatë pjesës së parë, duke treguar dominimin në fushë.

Në fund të pjesës së parë, Veton Tusha u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.

Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes, me pritshmëri për një pjesë të dytë të luftuar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app