LAJMI I FUNDIT:

Drita dhe Gjilani dhurojnë një derbi të zjarrtë, por pa fitues

Drita dhe Gjilani dhurojnë një derbi të zjarrtë, por pa fitues

Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Dy rivalët e mëdhenj lokal kanë zhvilluar një super-ndeshje mes vete, ku nuk munguan rastet, aksionet, golat, kartonët dhe atmosfera nga dy tifozëritë, “Intelektualët” dhe “Skifterat”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë, por edhe të ashpër nga të dyja skuadrat, por me Gjilanin skuadër më të mirë, duke arritur të shënojë edhe një gol.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të dhe ishte Shend Kelmendi, i cili shënoi për 0-1 pasi një gabimi të Ilir Blakqorit dhe shmangies për mrekulli të mbrojtësit Prince Balde.

Drita provoi në minutën e shtatë me Muharrem Jasharin, goditja e të cilit shkoi mbi portë, ndërsa Gjilani pati një rast tjetër të mirë me anë të Blerim Krasniqit (32’), i cili humbi një rast të mirë duke gjuajtur mbi portë.

Në këtë pjesë gjyqtari kryesor, Dardan Çaka ndëshkoi me karton të verdhë lojtarë si Balde, Besar Musolli, Muhamed Useini dhe Jashari, ndërsa të verdhë morën pas protestave edhe trajnerët e të Kuqve, Ismet Munishi dhe Agim Maliqi.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë paksa më e barabartë, por me Dritën për një nuancë më të mirë, duke arritur të jetë më konkrete dhe të gjej golin e vetëm në këtë pjesë.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 54-të me anë të Blakqorit, i cili barazoi shifrat 1-1 kaloi portierin Enea Koliqi, pas një asistimi të mirë nga Ardian Cuculi.

Gjilani pati rast të mirë me Gerhard Prognin (47’), ndërsa Drita me Hamdi Namanin (76’), por pa arritur të gjejnë rrjetën dhe kështu ndeshja u mbyll 1-1.

Edhe në këtë pjesë, pati kartonë për të dyja skuadrat, pasi nuk munguan ndërhyrjet dhe protestat, me Cuculin që mori të kuq në minutat shtesë, pasi preku topin me dorë duke ndërprerë një kundërsulm.

Pas këtij barazimi, Gjilani mbetet i dyti me 47 pikë apo një më pak se lideri Ballkani, ndërsa Drita renditet e treta me 42 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Gjilani e pret Llapin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori