Policia spanjolle ka identifikuar Driss Oukabir si njeri i dyshuar nga policia për kryerjen e një sulmi terrorist që vrau të paktën 13 persona në Las Ramblas të Barcelonës.

Sipas burimeve të policisë, disa njerëz janë plagosur në "aksidentin masiv", me njoftimin e mediave lokale se shoferi u largua nga makina në këmbë pas përplasjes.


Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mendohet se Oukabiri është me prejardhje marokene-franceze dhe jeton në Marsejë.

Policia u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës përreth Plaça de Catalunya, sheshi qendror i qytetit ku ndodhet stacioni kryesor i trenit.

Imazhet e para nga vendi i ngjarjes kanë treguar shërbime emergjente në rrugë me njerëz që ikin nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

driss oukabir

Suspect in Barcelona truck incident