LAJMI I FUNDIT:

Dreri i dorëzohet pitonit gjigant, por në fund shpëton – mjaftoi intervenimi i një burri

Dreri i dorëzohet pitonit gjigant, por në fund shpëton – mjaftoi intervenimi i një burri

Një video e publikuar në rrjetet sociale, përveçse është shpërndarë gjithandej, ka nxitur edhe një debat interesant.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje nga Tajlanda që tregojnë një njeri që ndihmoi një dreri të shpëtonte nga “kthetrat” e një pitoni.


Siç thuhet më tej, videoja e regjistruar në Kopshtin Zoologjik Khao Kheow në rrethin Sri Racha, provinca Chonburi të shtunën (30 maj) tregoi një piton duke provuar të gëlltiste një dre.

Por para se gjarpri gjigant të mund të mbaronte vaktin e tij, një njeri e goditi me shkop dhe e detyroi të lëshonte drerin, i cili u zhyt në pyll.

Disa njerëz thanë se ishte e natyrshme që kafshët të hanin kafshë të tjera dhe njerëzit nuk duhet të ndërhynin, ndërsa të tjerët besonin se ishte gjëja e duhur për të bërë për të shpëtuar një jetë në çdo rast. /Telegrafi/