Drenori i VV-së thotë se tentuan ta sulmojnë fizikisht

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Xhavit Drenori thotë se sot një i ka shpëtuar sulmi fizik në Drenas.
Drenori, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shpjeguar se si ka ndodhur rasti.
Postimi i plotë i Drenorit:"Gjakrat po nxehen ne Drenas. Miq, pata nje tentim sulmi fizik ne Drenas.
Fale Zotit kishte edhe njerez tjere aty dhe e ndalen agresorin se perndryshe ne prani te vajzes sime 8 vjeqare ku ta di si kishim perfundu! Tash sa e lajmerova rastin ne stacion te policise dhe pres qe organet e rendit te merren me rastin. Nje porosi: fyerjet, shantazhet dhe sulmet mua vetem sa ma forcojne bindjen te qendroj edhe me i forte ne gare. Neser, sic kemi marre informacione, ne Drenas do te kete shume pune policia dhe prokuroria sepse tashme u kemi rene ne gjurme menyres se manipulimit te votuese. PS.: Djali i agrosorit te sotem "po rastise" qe ne rrjete sociale, ne zgjedhjet e fundit ma kishte permend edhe PLUMBIN. Tash besoj qe duhet me dhane llogari edhe ai per kete pune" (sic), ka shkruar Drenori. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































