Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëshiron të sqarojë lajmin e shpërndarë në disa media se ai është emëruar Drejtor i Urbanizmit në Drenas.
Siç ka bërë të ditur më tej Drenori, ai e ka refuzuar ofertën e kryetarit Ramiz Lladrovci për pozitën e drejtorit të Urbanizmit.
Këtë vendim, bën të ditur ai e ka marrë “pas debatit me struktuara të subjektit që e koordinoj unë ‘VIZIONI për DRENASIN’”.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka propozuar postin e Drejtorit të Urbanizmit, asamblistit Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kundërkandidat i Lladrovcit.
Më poshtë e keni postimin e plotë të Xhavit Drenorit në Facebook:
Jo, unë nuk jam Drejtor i Urbanizmit në Drenas
të nderuar bashkvëndas të Komunës së Drenasit,
dëshiroj që përmes këtij postimi të jap një sqarim rreth lajmit të përhapur dje në disa portale se unë jam emëruar Drejtor i ri i Urbanizmit në Drenas.
Dje në mbledhjen e Kuvendit Komunal, Kryetari publikisht me orfroj këtë pozitë duke aluduar se unë kam qenë kritikuesi i vazhdueshem i punës së këtij dikasteri në të kaluaren.
Kjo ofertë prap u bë publikisht, dhe publikisht ju përgjigja se në parim jam të ndihmoj Kryetarin në ngritje të performancës në këtë Drejtori, duke menduar që oferta ishte më tepër për konsum medial.
Megjithatë pak më vonë Kryetari me kontaktoj zyrtarisht dhe Drejtorin aktual e zhvendosi në një pozicion tjetër duke krijuar edhe praktikisht hapsirë për diçka konkrete.
Pas debatit me struktuara të subjektit që e koordinoj unë “VIZIONI për DRENSIN”, erdhëm në këtë përfundim:
Nuk mund të jemi në pjesë e Ekzekutivit të tanishëm, respektivisht nuk mund ta pranojmë të menaxhojmë Drejtorinë e Urbanizimit, për këto arsye:
1. Afati është i shkurtër për të shytrë përpara programin tonë për ndryshime në këtë dikaster, duke pasur parasysh problemet e grumbulluara me vite.
2. Ende nuk kemi parë seriozitetin e duhur nga Kryetari Lladrovci për ndryshime në substancë, mëqe Drejtoret që kishin keqmenaxhuar, sidomos në Drejtorinë e Arsimit dhe Urbanizmit në vend të shkarkimit dhe thirrjes para përgjegjësisë, Kryetari i ka avancuar në pozita në ekzekutiv, respektivisht në adminsitratë.
3. Përveç disa shënjave pozitive në monitorim të projekteve gjatë realizimit në teren (rasti i rrugës në Komoran), Kryetari Lladrovci ende nuk ka arritur të prezantoj në publik listen me uzurpatorët e pronës/aseteve komunale si dhe listen me ndërtime të larta jashtë ligjshem.
Unë sot isha në takim me Kryetarin Lladrvoci të cilin e falenderova për ofertën dhe ja komunikova arsyet e mos pranimit.
Nga pozicioni i Anëtarit të Kuvendit Komunal dhe nga pozicioni i Anëtari të Komisionit për monitorimin e projekteve në teren do vazhdoj të jem në teren, aty ku kërkohet nga qytetarë dhe më këtë edhe ta ndihmojmë ekzekutivin.
Unë dhe ekipa ime e inkurajojmë Kryetarin Lladrovci të vazhdoj me ndryshime në menaxher të dikastereve qeverisëse dhe i urojmë suksese. (sic) /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë