Drenica i jep fund humbjeve, mposht Dritën me rikthim

Drenica i ka dhënë fund serisë prej katër humbjeve radhazi, teksa ka mposhtur Dritën me rezultat 3-1.
Pjesa e parë nuk është se tregoi shumë, pasi kishte pak raste për shënim dhe dy skuadrat luanin kryesisht në mesfushë.
Në pjesën e dytë ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, ku realizoi gol me kokë Albert Dabiqaj në minutën e 56-të për 0-1.
Por ky gol nuk i mjaftoi mysafirëve, pasi Drenica u rikthyer furishëm në lojë.

Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe në minutën e 76-të golin e tretë e shënoi Kreshnik Uka me një gjuajtje të fortë.
Deri në fund përkundër përpjekjeve të gjilanasve për të bërë diçka më shumë nuk ia arritën dhe pikët e plota mbetën në Skenderaj.
Me këtë fitore Drenica ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 14 pikë, derisa Drita mbetet e katërta në tabelë me 17 sosh. /Telegrafi/

















































