LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Drenicës me komente akuzuese për sfidën ndaj Feronikelit

Tifozët e Drenicës me komente akuzuese për sfidën ndaj Feronikelit

Tifozët e Drenicës kanë vërshuar faqen zyrtare të klubit në Facebook me komente akuzuese për sfidën e humbur në shtëpi nga Feronikeli.

Feronikeli triumfoi përballë Drenicës në udhëtim (1-0) në kuadër të javës së 30-të të Ipko Superligës, por kjo disfatë ka lënë shije të hidhur në kampin kuqezi, shkruan Gazetasheshi.com.

Në faqen “KF Drenica” në rrjetin social ‘Facebook’ kanë shpërthyer komentet nga tifozët drenicas, duke aluduar se ndeshja ishte e trukuar.


Feronikeli fiton minimalisht ndaj Drenicës dhe ruan kryesimin në Superligë
Lexo po ashtu Feronikeli fiton minimalisht ndaj Drenicës dhe ruan kryesimin në Superligë

Me kan hetuesia qysh duhet e me hetu mirë, se gjith nuk shkon kështu!”, ishte njëri nga komentet që mori shumë pëlqime.

Mëkat për Vokrrin që ka punu me na pranu në Evrop, u desht me na lan napër ara edhe 20 vjet”, ishte komenti i radhës.

Sa lek e shitet ndeshjen Drenicë”, shkroi një tjetër komentues.

Për hir të korrektësisë Gazetasheshi.com transmeton të gjitha publikimet, por jo edhe fytyrat dhe adresat e personave që kanë shfryer mllefin e tyre pas ndeshjes Drenica – Feronikeli.

Feronikeli triumfoi me rezultat 1-0 në “Bajram Aliu” me golin e vetëm të realizuar nga Astrit Fazliu në pjesën e dytë të lojës.

Me këtë fitore Feronikeli iu shmang dy pikë Prishtinës që këtë javë nuk shkoi më larg se një pikë në duel me Dritën në Gjilan (1-1).

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori