LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e këtyre veturave gjobiten më së shumti në rrugë

Drejtuesit e këtyre veturave gjobiten më së shumti në rrugë

Tingëllon e pabesueshme, por Ford Mustang dhe BMW nuk janë në këtë listë.

Në vendin e parë të studimit të kryer nga kompania Insurify janë drejtuesit e Subaru, më saktësisht WRX. Gjegjësisht, rreth 20.49% e shoferëve të kësaj makine tashmë kishin një gjobë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.


Në vendin e dytë janë drejtuesit e Golf GTI me 17.38%, dhe i treti është përsëri Subaru, por Impreza i zakonshëm (15.9%), transmeton Telegrafi.

Lista përfshin gjithashtu Dodge (Dart, Challenger), por edhe një Hyundai Veloster.

Një nga surprizat më të mëdha është Dodge Ram 2500, një kamion i fuqishëm që shumë e perceptojnë si një automjet pune.

Në studim kanë marrë pjesë deri në 2.5 milionë persona. /Telegrafi/