LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesi i trenit rrezikoi jetën, për të paralajmëruar udhëtarët për rrezikun (Video)

Drejtuesi i trenit rrezikoi jetën, për të paralajmëruar udhëtarët për rrezikun (Video)

Treni që po udhëtonte nëpër një pjesë rurale të Polonisë, është përplasur për një kamion dhe e ka humbur kontrollin.

Derisa treni lëvizte rreth 100 km/h, makinisti ka vrapuar nëpër vagonë duke kërkuar nga udhëtarët që të shtrihen në dysheme, transmeton Telegrafi.


Meqenëse nuk mund të ndalonte makinën e rëndë të udhëtimit, ai i ka paralajmëruar udhëtarët, që të jenë të mbrojtur në rast rrotullimi apo përplasje të sërishme.

Nuk bëhet i ditur identiteti i makinistit, që ka sakrifikuar në mënyrë që të ruaj pasagjerët.
Siç shihet në video, ata janë shtrirë derisa treni ka ndaluar vet. /Telegrafi/