LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 0° clearsky_night

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan zhvendoset tek ish-objekti i QKMF-së

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan zhvendoset tek ish-objekti i QKMF-së

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se është zhvendosur nga objekti në të cilin kanë operuar deri tani, duke kaluar në ish-objektin e QKMF-së, i cili është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjilanit.

Përmes një komunikate për media, Policia në rajonin e Gjilanit njofton se kjo zhvendosje është bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të tyre dhe ofrimin e një ambienti më të përshtatshëm të punës.

“Dislokimi është bërë me qëllim përmirësimin e shërbimeve tona dhe ofrimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për punonjësit e kësaj Drejtorie. Ky objekti ofron hapësira më të mëdha dhe më komode, që do të lejojnë organizimin më mirë të aktiviteteve duke ofruar shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët”, thuhet në komunikatën e tyre.


Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Gjilan, Agrom Rukiqi i ka ndarë mirënjohje Kryetarit të Komunës së Gjilanit për mbështetjen e vazhdueshme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është e përkushtuar të vazhdojë me përmirësimin e shërbimeve dhe të jetë në shërbim të qytetarëve”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Kalo në kategori