LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Situata e koronavirusit në Shqipëri e qetë, gripi është më agresiv

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Situata e koronavirusit në Shqipëri e qetë, gripi është më agresiv

Shqipëria ende nuk ka sinjale për praninë e mutacioneve të reja të Covid-19 të cilat kanë rënduar situatën në Kinë.

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare dhe ekspert i komitetit teknik tregon se aktualisht jemi në një periudhë të qetë, me infektime të pakta nga koronavirusi.

“Fatmirësisht nuk ka shtim të numrit në këtë moment, fatmirësisht imunizimi natyral dhe numri i lartë i vaksinave që ishin armët më të mira, u përdorën”, thotë Brataj për A2 CNN.


Evropa ka rikthyer masat anti-Covid për qytetarët që vijnë nga Kina, jo vetëm për të konfirmuar pozitivitetin ndaj Covid-19, por edhe variantet e reja që janë në qarkullim. Grifon dhe Cerebrus janë dy mutacionet që kanë gjunjëzuar Kinën, si dhe kanë rritur alertin në Amerikë dhe në Europë. Mutacioni Cerebrus Covid-19 është shumë i transmetueshëm, por edhe agresiv.

“Ky variant i mbijeton më shumë se në variantet e dertanishme, qoftë mbrojtjes natyrale dhe vaksinave. Prandaj është shqetësues, se i shmanget mbrojtjes sonë”, thotë Brataj.

Shqipëria ende nuk ka vendosur kufizime ndaj shtetasve që vijnë nga Kina. Po sipas Skënder Bratajt situata që po ndodh atje nuk mund të përsëritet në vendin tonë dhe kjo për disa arsye.

“Jemi të mbrojtur, kemi kaluar disa variante përmes sëmundjes dhe vaksinimit. Ky nënvariant, në një popullsi si Kina, ku pjesa më e madhe ishte “e virgjër”, mund edhe të sjellë nënvariante të tjera”, shtoi ai.

Aktualisht, në Evropë dhe në vendin tonë është dominat gripi stinor dhe viroza të tjera respiratore. Këtë periudhë gripi i tipit A është shumë më agresiv edhe se vetë mutacionet Ba4 dhe Ba5 të Omicron.

Eksperti i Komitetit Teknik rekomandon popullatën për kryerjen e vaksinës së gripit por edhe dozat e adaptuara të vaksinës anti-Covid-19 që mbrojnë nga në nënvariantet e Omicron. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori