LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë: Çifti i prekur nga coronavirus ka pasur kontakte me shumë persona

Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë: Çifti i prekur nga coronavirus ka pasur kontakte me shumë persona

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovë, Ferdinand Kolaj ka dhënë detaje për dy personat e prekur me coronavirus, që vijnë nga Gjakova.

Ai për RTV Dukagjinin ka thënë se në bazë të informacioneve personat e prekur me virus janë në Gjakovë prej disa ditësh.

“Ata janë qytetarët të Gjakovës, por kohë pas kohe lëvizin edhe në Gjermani. Ata kanë pasur kontakte me familjarë, miq e njerëz të tjerë në Gjakovë”.


Kolaj thotë se është punë e Institutit të Shëndetësisë Publike që të thërrasin dhe testojnë personat e tjerë me të cilët janë takuar dy të prekurit me coronavirus, përcjell Telegrafi.

“Unë iu bëj apel të gjithë atyre që janë takuar më këta dy persona le të vet izolohen në mënyrë që të mos përhapet më tej ky virus në Gjakovë”.

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovë thotë se dy të prekurit janë çift bashkëshortor dhe në bazë të informative ata janë takuar me shumë njerëz.

Ai thotë se kanë reduktuar një pjesë të stafit mjekësor nga QKMF-të në mënyrë që eventualisht nëse infektohen disa, të tjerët të mbesin në shërbim të qytetarëve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori